K.F.LUSHNJA

82 Vjet Histori 1926-2008 L@GUN@

MIRESEVINI !!!



faleminderit "kf lushnja"

FALENDEROJME TE GJITHE KOMPONENTET PERBERES TE "KF LUSHNJA" DUKE FILLUAR NGA PRESIDENCA, STAFI DREJTUES DHE NE VECANTI LOJTARET PER NJE SEZON MBRESELENES!!!!!! GJITHASHTU URIME TE VECANTA PER TIFOZERIN NR.1 NE SHIPERI, TIFOZERIA LUSHNJARE!!!!!!! JENI TE MREKULLUESHEM DHE DO VAZHDOJM TA MBESHTESIM SA ME SHUME EKIPIN EDHE VITIN TJETER!!!!!!! LUSHNJA NUK E MERITONTE KURRE TE DILTE NGA KATEGORIA SUPERIORE!!!!!!!!! POSHT FSHF-JA ME NE KRYE ARMAND DUKEN!!!!!!! KF LUSHNJA - JU KURRE NUK DO TE JENI VETEM!!!!!!!!! 

rezultati  23/05/09

Kategoria Superiore - Java 33

             KF LUSHNJA - PARTIZANI 1-0                 Partizani Tirane logotype

Sekseri 43'

LUSHNJA:

Bejte, Ndoni (Bufasi 88'), Dhima, Xhafa, H.Korreshi, Hasalla, Sekseri, Topi (Canka 78'), Gjoni (Sula 60'), Bubeqi, K.Arbri  Trajner: Ilir Gjyla

PARTIZANI:

Shehi, Malota (Capa 85′), Tafaj, Pinari, Karabeci, Babamusta, Gjondeda, Bakalli, Çeka, Karapici (Dushi 76′), Begaj (Maho 83′)  Trajner: Shpetim Duro

GJYQTARE: A.Stratev, M.Kirovski, J.Kertevicko (Maqedoni)

KARTONE te VERDHE: H.Korreshi, Topi, Dhima, Bubeqi / Dushi, Babamusta

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Shikues: 10 000

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Ishte një ndeshje mirë nga ana jonë. Unë e kisha thënë që do të fitonim dhe kështu ndodhi, paçka se kjo nuk mjaftoi. Djemtë luajtëm mirë dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë, nëse do të kishim qenë të qetë. Gjithsesi, unë e them sërish se kjo federatë supermashtruese bëri të veten dhe dënoi skuadra, si Lushnja, Partizani dhe Elbasani, që nuk e meritonin. Shikoni se si u shty analiza e takimit Shkumbini‑Bylis. Nëse do të humbisnim ne, Bylisit nuk do t’i hiqeshin pikët, në të kundërt, nëse ne fitonim 2-0, skuadrës së Bylisit do i hiqeshin pikët vetëm për të mos nxjerrë Partizanin. E përsëris, pra kjo federatë është e paturpshme dhe le të më gjobisin sërish nëse duan. Ata të mos mërziten se unë do të flas edhe për gjëra të tjera. Kishin sjellë sot një gjyqtar, që në pjesën e dytë veproi me keq sesa një gjyqtar shqiptar.”

Shpëtim Duro, trajner i Partizanit: “Jam i kënaqur me këtë rezultat, që na çon në “play-out”. Ishte një ndeshje e vështirë, sepse edhe Lushnja luajti shumë mirë. Më vjen keq që Lushnja doli, por unë i mbetem ende idesë se ky kampionat ka qenë fals në javët e fundit. Edhe sikur të mos kisha fituar, kështu do të përgjigjesha. Më vjen keq që me skuadra si ne ndodh kështu. Tani duhet të përgatitemi për “play-out”, ndërsa Lushnjës i uroj shumë suksese në të ardhmen.”

Të veçanta:

‑ Gati 200 forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë blinduar stadiumin “Roza Haxhiu”.

‑ Nuk kanë munguar incidentet dhe përplasjet me sende të forta mes tifozëve vendës dhe tifozëve miq, të marrë në mbrojtje në fund nga policia.

‑ Dekor i jashtëzakonshëm dhe rreth 10 mijë të pranishëm në stadium, ndërsa nga Partizani ishin rreth 300 tifozë.

‑ Në çastin e fundit trajneri Duro ka menduar të mos i japë mundësi Viktor Gjylës të luajë përballë ish-skuadrës së tij, duke pasur dyshimet e veta.

‑ Nuk kanë munguar thirrjet në kor kundër federatës.

FOTO NGA NDESHJA

REZULTATI  16/05/09

Kategoria Superiore - Java 32

Vllaznia Shkodar logotype                  VLLAZNIA - KF LUSHNJA 1-1             

Sinani 7' / Bubeqi 43'

VLLAZNIA:

Grima, Bashic, Lici, Osja (Balaj 81'), Beqiri, Belisha, Kaci (Shtubina 57'), Plantic (Sukaj 65'), Boadu, Dhembi, Sinani   Trajner: D.Haxhimosic

LUSHNJA:

Bejte, Xhafa, Bufasi (Sula 55'), Ndoni, H.Korreshi, Hasalla, Kaloti (K.Arbri 33'), Topi, Sekseri, Baze (Gjoni 80'), Bubeqi  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: S.Jareci (Tirane), A.Pregja - F.Elezi (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Baze, H.Korreshi

Stadiumi: "Loro Borici", Shkoder

FOTO NGA NDESHJA

REZULTATI  09/05/09

Kategoria Superiore - Java 31

           KF LUSHNJA - KF ELBASANI 0-0                 KF Elbasani logotype

LUSHNJA:

Bejte, Dhima, Ndoni, H.Korreshi, Hasalla (E.Korreshi 76'), Topi, Sula, Sekseri, G.Cela (Xhagalliu 68'), Elezi (Canka 68'), K.Arbri  Trajner: Ilir Gjyla

ELBASANI:

Osmani, Ahmataj, Vrapi, Karvec, Hallaci, Kaculli, Kuci, Stojku, Xhafa (Abazaj 46'), Fagu (Gava 73'), Pema (Hyshmeri 86')  Trajner: Ramadan Shehu

GJYQTARE: S.Cekaj (Lac), G.Qirici - G.Kokaj (Lezhe)

KARTONE te VERDHE: Fagu, Kuci, Pema

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  02/05/09

Kategoria Superiore - Java 30

KS Dinamo Tirana logotype                KS DINAMO - KF LUSHNJA 1-1             

Plaku 58' (pen.) / K.Arbri 17'

DINAMO:

Kotorri, Sina (Ceko 52'), Brahja, Pisha, Bodrusic, Allmuca, Daja (Romero 40'), Poci, Ferraj, Plaku, Bakaj  Trajner: Shkelqim Muca

LUSHNJA:

Bejte, Ndoni, Xhafa, Dhima, H.Korreshi, Hasalla, G.Cela (E.Korreshi 43'), Sekseri, Xhagalliu (Sula 82'), Baze (Tepshi 90'), K.Arbri  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: L.Jemini (Tirane), D.Rexha (Tirane) - F.Elezi (Durres)

KARTONE te VERDHE: Daja, Allmuca (2), Plaku / Xhafa

KARTONE te KUQ: Allmuca

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Jemi të bindur se Lushnja nuk do të dalë nga kategoria. Duke pasur parasysh edhe rezultatet e tjera mendoj se jemi drejt qëndrimin në superligë. E kisha thënë edhe përpara këtij takimi që vijmë në Tiranë në pajme të parë si inferior nga pozicionet, por thashë që do të japim gjithçka për të marrë diçka. Luajtëm shumë mirë dhe lojtarët zbatuan detyrat taktike një më një. Tani që mbaroi ndeshja mbase kemi pak eufori, kur themi se edhe mund ta kishim fituar këtë sfidë, por edhe nga barazimi mbetemi të kënaqur.

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  25/04/09

Kategoria Superiore - Java 29

           KF LUSHNJA - FLAMURTARI 1-1             

Xhafa 36' / Brajkovic 87'

LUSHNJA:

Bejte, Xhafa, Dhima, Ndoni, H.Korreshi, Hasalla (Tepshi 75'), Topi, Sekseri, G.Cela (Sula 85'), Bubeqi, K.Arbri  Trajner: Ilir Gjyla

FLAMURTARI:

Mocka, Veliu, Strati, Panic, Merxha, Mema, Begaj, Beqiri, Caushi (Guga 46'), Shehaj (Galica 55'), Alvizh (Brajkovic 80')  Trajner: Eqerem Memushi

GJYQTARE: E.Peza (Tirane), A.Pregja - G.Qirici (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Topi / Mema, Alvizh

KARTONE te KUQ: Bubeqi / Veliu

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Shikues: 8000

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  18/04/09

Kategoria Superiore - Java 28

Shkumbini Peqin logotype               SHKUMBINI - KF LUSHNJA 1-0               

Dervishi 10'

SHKUMBINI:

Llani, Pasha, Mujdragic, Salliu, Shameti, Shenaj, Turdiu, Deliovski (Gerxho 52'), Gjata (Nora 46'), Dervishi, Mustafaj (Jaksimovic 72')  Trajner: Gugash Magani

LUSHNJA:

Bejte, Dhima, Sula, Bufasi, Hasalla, Ruci (Gjoni 70'), Xhagalliu (Baze 46'), E.Korreshi, G.Cela, Tepshi, Bubeqi (Elezi 60')  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: R.Sadiku (Elbasan), A.Mahmuti - E.Ganci (Elbasan)

KARTONE te VERDHE: Nora / Ruci, G.Cela

Stadiumi: Fusha Sportive, Peqin

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Mendoj se, pavarësisht rezultatit, ekipi ynë e justifikoi në fushën e lojës atë që patëm deklaruar përpara ndeshjes, për të bërë më të mirën në Peqin. Për shkak dëmtimesh e kartonësh, përballë Shkumbinit patëm disa mungesa kryesore, por duhet thënë që ata që ishin në fushë e justifikuan veten. Kemi luajtur shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Kemi pasur ngritje të nivelit të lojës në këtë pjesë si rezultat i lodhjes fizike të Shkumbinit, por futbolli kështu e ka. Nuk i paragjykoj gjyqtarët, por jam i mendimit që të tilla takime, kur luan Lushnja dhe ka rival Elbasanin, gjyqtarët duhet të jenë nga qytete të tjera.”

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  11/04/09

Kategoria Superiore - Java 27

             KF LUSHNJA - APOLONIA 2-1             

Sekseri 40', Bubeqi 55' / Dhrami 85'

LUSHNJA:

Bejte, Ndoni, Xhafa (Xhagalliu 66'), Dhima, H.Korreshi, Hasalla, Topi, G.Cela (Sula 75'), Sekseri, K.Arbri (E.Korreshi 83'), Bubeqi  Trajner: Ilir Gjyla

APOLONIA:

Haxho, Ferizovic, Shoshi, Kelmendi, Sreckovic (Roshi 58'), Peqini (Asllani 46'), Haxhibulic, Hoti (Cercizi 69'), Meto, Dhrami, Berkic  Trajner: Esad Karishik

GJYQTARE: L.Jemini (Tirane), E.Miho - G.Qirici (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Korreshi, Sekseri / Haxhibulic

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Shikues: 7500

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Ashtu siç ishte parashikuar, kjo ishte një ndeshje e vështirë, por ne e zgjidhëm mjaft mirë. Ndeshja dukej se do të kishte tension të pritshëm, por mund të them se nuk pati asgjë të tillë. Ne luajtëm një futboll të bukur dhe korrekt dhe në fund morëm tri pikë. Gjatë ndeshjes rrezikuam, por mund të them gjthashtu se patëm mjaft raste. Kundërshtari shkurtoi diferencën në momentin tonë më të mirë, kur mund ta kishim thelluar më tej. Largimi i Xhafës për dëmtim ndikoi te mbrojtja, por jam shumë i kënaqur me futbollistët e mi. Dua të them fjalët më të mira për tifozërinë tonë, që është e mrekullueshme.”
Esad Karishik, trajner i Apolonisë: “Patëm dy mungesa që ndikuan në lojën e ekipit tonë. Luajtëm sa mundëm dhe mund të them se krijuam raste, por aq ishin mundësitë. Kësaj radhe mund të them se gjithçka ishte organizuar mirë dhe u jap përshëndetjet më të mira për organizimin e këtij takimi drejtuesve të klubit lushnjar. Përshëndes edhe gjykimin, që ishte në lartësinë e duhur. Vendësit ishin në lartësinë e duhur dhe ditën ta menaxhojnë lojën. Në pjesën e dytë luajta me shumë sulmues, por nuk arritëm të bëjmë më shumë. Lushnja e meritoi fitoren, ky është futbolli.”

VIDEO DHE FOTO NGA NDESHJA

rezultati  05/04/09

Kategoria Superiore - Java 26

KS Besa Kavaje logotype                 BESA - KF LUSHNJA 2-2                   

Haliti 33', Progni 56' / Mancaku 45'(aut.), Kaloti 90'

BESA:

Zendeli, Hoxha, Krasniqi, Nana (Leci 46'), Grizha, Sakaj, Mihani, Progni, Kuli (Abialiaj 65'), Mancaku (Ishka 46'), Haliti  Trajner: Ilir Biturku

LUSHNJA:

Bejte, Dhima, Ndoni, Xhafa, Korreshi, Topi, G.Cela (Sula 69'), Xhagalliu (Kaloti 64'), Sekseri, K.Arbri (Canka 46'), Bubeqi  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: S.Jareci (Tirane), S.Avdo (Tirane) - A.Lamce (Patos)

KARTONE te VERDHE: Haliti, Kuli, Grizha

Stadiumi: "Besa", Kavaje

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjes: "Besuam deri ne fund dhe e merituam barazimin. Besa pati rastet e saj, por edhe ne patem 4 apo 5 raste shenimi. Mendoj se djersa jone u shperblye me se miri. Une nuk kam deklaruar se do te marr pike ne Kavaje, por kam thene se do te japim maksimumin dhe do te luajme futboll. Kete beme dhe ia dolem. Falenderoj ekipin per sakrificen dhe shpirtin qe tregoi ne fushe."

FOTO NGA NDESHJA:

rezultati  21/03/09

Kategoria Superiore - Java 25

                KF LUSHNJA - BYLIS 1-0                       Bylis logotype

Bubeqi 16'

LUSHNJA:

Bejte, Xhafa, Dhima, Ndoni, Korreshi, Hasalla, G.Cela (Xhagalliu 82'), Topi, Sekseri, Canka (Tepshi 80'), Bubeqi (Kaloti 92')Trajner: Ilir Gjyla

BYLIS:

Mirselovski, Hodo, Bedini, A.Muca, G.Muca, Kule (Kapinovski 88'), Dejan, G.Arbri, Arapi, Nenaj (Novi 76'), Bakiu (Jisieke 58')  Trajner: Hysen Dedja

GJYQTARE: R.Sadiku (Elbasan), E.Doda - E.Bicaku (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Bejte, Hasalla / Novi, Nenaj, G.Muca

KARTONE te KUQ: Hodo

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Shikues: 6000

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Ishte një fitore shumë e merituar e ekipit tonë dhe ia dedikoj tifozërisë së mrekullueshme verdhejeshile dhe futbollistëve. Dua të përgëzoj edhe ekipin e Bylisit, pasi kjo ishte një ndeshje e veçantë edhe për të, pasi nuk kishte ç’të humbiste. Në pjesën e parë ishim më lart, ndërsa në pjesën e dytë futbollistët tanë ishin në tension, por them se kemi marrë një tripikësh me shumë vlerë, i cili na jep shumë shpresë për qëndrimin në superligë.”

Të veçanta:

- Takimin e ndoqën me interes një numër i madh shikuesish lushnjarë, ndërsa në stadiumin “Roza Haxhiu” hyrja ishte e lirë, por shiu i detyroi rreth 6000 tifozë ta ndiqnin ndeshjen me çadra.
- Në tribunën “VIP” të stadiumit “Roza Haxhiu”, përveç tifozit numër një të ekipit lushnjar, kryetarit të Bashkisë Lushnjë, Albert Sanxhaku, ishte kësaj radhe dhe nënprefekti i Lushnjës, Daut Sula, në shoqërinë e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, dhe kryetarit të Qarkut Fier, Luan Muçaj, kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo. Nuk munguan edhe drejtuesit e klubit të Bylisit, me në krye presidentin Besnik Kapllanaj.

rezultati  15/03/09

Kategoria Superiore - Java 24

KS Teuta Durres logotype                TEUTA - KF LUSHNJA 0-1                

Bubeqi 62'

TEUTA:

Vashaku, Sheta, Likmeta (Ahmeti 64'), Jakupi, Imeraj, Buna, Mucollari, Alikaj (Xhemali 56'), Dosti (Stafa 73'), Vila, Hysa  Trajner: Sulejman Starova

LUSHNJA:

Bejte, Ndoni, Xhafa, Korreshi, Dhima, Hasalla, Topi, G.Cela (Sula 19'), Sekseri, Xhagalliu (Tepshi 80'), Bubeqi (Baze 90')  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: B.Pashaj (Tirane), A.Mali (Patos) - P.Puto (Gjirokaster)

KARTONE te VERDHE: Xhafa, Gjoni 

Stadiumi: "Niko Dovana", Durres

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Janë tri pikë që na bëjnë akoma më optimistë për mbijtesën. Unë e kam thënë, që ne në çdo ndeshje nuk kemi çfarë të humbasim. Mendoj se, ashtu si erdhi loja, do të dilja i kënaqur edhe me një barazim, por, për fat, morëm tri pikë. Në pjesën e parë nuk kemi luajtur mirë dhe na ndihmoi fati, ndërkohë që ekipi e ngriti lojën në pjesën e dytë dhe arritëm të krijojmë më shumë volum loje. Në futboll ndodh që, edhe kur nuk luan mirë, fiton, siç na ka ndodhur në ndeshjet e kaluara, që kemi luajtur mirë dhe nuk kemi fituar.”

FOTO NGA NDESHJA

REZULTATI  07/03/09

Kategoria Superiore - Java 23

KF Tirana logotype                 KF TIRANA - KF LUSHNJA 2-1             

Memelli 29', Muka 64' / G.Cela 82

TIRANA:

Nallbani, Lila, Dabulla, Osmani, Pezo, Devolli, Muzaka, Sefa (Patushi 60'), Muka (Lilaj 69'), Xhafaj (Deliallisi 73'), Memelli  Trajner: Augustin Kola

LUSHNJA:

Bejte, Dhima, Xhafa, Ndoni, Korreshi, Hasalla (Canka 70'), Topi, G.Cela, Xhagalliu, Bubeqi, K.Arbri (Sula 26')  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: A.Taullau (Tirane), A.Pregja - E.Bicaku (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Pezo, Devolli

Stadiumi: "Qemal Stafa", Tirane

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  01/03/09

Kategoria Superiore - Java 22

             KF LUSHNJA - KF TIRANA 0-0                 KF Tirana logotype

LUSHNJA:

Bejte, Hasalla, Xhafa, Dhima, Ndoni (Sulo 46'), Korreshi, Topi, Sekseri, G.Cela, Bubeqi (Tepshi 85'), K.Arbri (Kaloti 90')  Trajner: Ilir Gjyla

TIRANA:

Nallbani, Dabulla, Lila, Memelli, Muka, Patushi, Muzaka, Agolli, Pezo, Xhafa (Sefa 53'), Devolli  Trajner: Augustin Kola

GJYQTARE: K.Meta (Tirane), S.Avdo - D.Agaraj (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Bubeqi / Agolli

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Të veçanta:
- Ndeshjen e ndoqën rreth 5000 tifozë, pasi ekipi nuk është ndjekur në shtëpi që prej datës 29 nëntor. Hyrja ishte falas, kjo dhe për rreth 200 tifozë të ardhur nga Tirana për të mbështetur ekipin e tyre.
- Në tribunën VIP të stadiumit “Roza Haxhiu” ndodheshin drejtuesit e ekipit verdhejeshil në shoqërinë e kryetarit të bashkisë, Albert Sanxhaku. Edhe tiranasit përfaqësoheshin nga aksionarët e klubit, Shefikat Ngjela, Agron Papuli dhe Refik Halili.

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  22/02/09

Kategoria Superiore - Java 21

Vllaznia Shkodar logotype                  VLLAZNIA - KF LUSHNJA 2-0             

Sukaj 29', 57'

VLLAZNIA:

Grima, Smajli, Beqiri, Bashic, Lici, Osja, Boadu (Dhembi 75'), Belisha (Shtubina 46'), Nallbani, Sukaj (Kaci 64'), Sinani  Trajner: Agim Canaj

LUSHNJA:

Bejte, Hasalla, Xhafa, Ndoni, Dhima, Kaloti (E.Korreshi 60'), G.Cela (Baze 46'), Sekseri, Topi, Bubeqi, K.Arbri (Tepshi 72')  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: R.Sadiku (Elbasan), A.Lamce - A.Mali (Patos)

KARTONE te VERDHE: Bashic / Dhima, Tepshi

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Erdhëm për të luajtur futboll. Çalojmë shumë në shënimin e golit dhe si rrjedhojë e kësaj humbëm edhe një rast shumë të pastër në fillimin e ndeshjes. Më pas Vllaznia e zgjidhi ndeshjen falë kualiteteve që ka në skuadër. Mjafton të them këtu faktin se në zëvendësimet që bëmë në pjesën e dytë, futëm në lojë lojtarë 17-vjeçarë, ndërsa Vllaznia, Dhëmbin, Kaçin e Shtubinën, lojtarë që do t’i kishte zili çdo ekip. Gjendja po na vështirësohet, megjithatë ky është basti i ynë. Puna është të bëjmë maksimumin për të shpëtuar.”

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  15/02/09

Kategoria Superiore - Java 20

KS Teuta Durres logotype                   TEUTA - KF LUSHNJA  1-1               

Vila 75' / Topi 51'

TEUTA:

Vashaku, Sheta, Likmeta, Ahmeti (Dosti 72'), Stafa, Alikaj (Ymeraj 72'), Buna (Rizvani 24'), Mucollari, Vila, Hysa, Mile  Trajner: Sulejman Starova

LUSHNJA:

Bejte, H.Korreshi (Tepshi 80'), Dhima, Xhafa, Ndoni, Xhagalliu (Elezi 61'), Topi, Sekseri, G.Cela (E.Korreshi 75'), K.Arbri, Bubeqi  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: L. Jemini (Tirane), E. Doda - D. Rexha (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Ahmeti, Mucollari / H.Korreshi, Xhagalliu, K.Arbri

KARTONE te KUQ: Vashaku / H.Korreshi

Stadiumi: "Niko Dovana", Durres

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës: “Nuk morëm atë që dhamë sot në fushë, sepse luajtëm mirë në të gjitha drejtimet dhe mund të kishim marrë tri pikë, por gabuam para portës kundërshtare. Megjithatë, ne kemi një pjesë të fajit, sepse pjesën tjetër e kishte gjyqtari anësor, i cili nuk reagoi fare kur pa që lojtari që krosoi topin në rastin e golit të Teutës ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje dhe unë jam i bindur për këtë. Për fat të keq, nuk morëm tri pikë sot, edhe pse krijuam shumë raste shënimi.”

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  04/02/09

Kategoria Superiore - Java 19

            KF LUSHNJA - KF ELBASANI  1-0               KF Elbasani logotype

K.Arbri 38'

LUSHNJA:

Bejte, Xhafa, Dhima, Ndoni, Korreshi, Hasalla (Xhagalliu 67'), Topi, Sekseri, G.Cela (Kaloti 80'), Bubeqi (Sula 87'), K.Arbri  Trajner: Ilir Gjyla

ELBASANI:

Osmani, Hallaci, Dede, Karvec, Ahmataj, Qorri (Mehmetaj 78'), Vrapi, Meglevski (Gava 53'), Pema (Abazaj 60'), Stojku, Xhafa  Trajner: Mirel Josa

GJYQTARE: S.Cekaj (Lac), M.Ceseri - D.Jubica (Shkoder)

KARTONE te VERDHE: Ndoni / Karvec, Meglevski

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla: "Ishte nje fitore e dyfishte per Lushnjen, pasi luanim pa publikun tone qe na mbeshtet dhe me shume mungesa ne formacion. Duke shtuar edhe dy afrikanet Bokotola dhe Sisoko, na shkojne 5 te tilla dhe pa asnje perforcim ne ekip. Me ka kenaqur kjo fitore."

Bojkoti:

Ne tribunen VIP, pervec trajnerit te Kombetares shqiptare, Arie Han, shihej qarte edhe prania e drejtuesve te Elbasanit si kryebashkiaku Qazim Sejdini apo edhe shefi i klubit, Artim Kovaci. Ndersa e kunderta ka ndodhur me drejtuesit e Lushnjes, teksa kryebashkiaku Albert Sanxhaku, apo edhe presidenti Ergi Ducellari nuk kane qene fare ne stadium, per arsye qe nuk dihen ende.

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  31/01/09

Kategoria Superiore - Java 18

KS Besa Kavaje logotype                     BESA - KF LUSHNJA 0-0                 

 BESA:

Dura, Velia, Xhafa, Leci, Grizha, Krasniqi (Sakaj 73'), Mihani, Ishka (Progni 60'), Mancaku, Haliti, Fortunat (Abialiaj 56')  Trajner: Ilir Daja

LUSHNJA:

Bejte, Ndoni, Xhafa, Dhima, Hasalla (Xhagalliu 89'), Korreshi, G.Cela, Sekseri, Bokotola (Topi 74'), Bubeqi, Sisoko (K.Arbri 71')  Trajner: Ilir Gjyla

GJYQTARE: E.Peza (Tirane), D.Agaraj (Tirane) - E.Pjetrushi (Lezhe)

KARTONE te VERDHE: Velia / Topi, Korreshi

Stadiumi: "Besa", Kavaje

Trajneri i Beses, Ilir Daja: "Nga menyra si u zhvillua takimi, barazimi ishte rezultati me i drejte. Ekipi u mundua shume, por nuk arriti dot te dilte ne lojen e tij. Keto dy pike te lena do t'i vuajme shume, por ky eshte futbolli. Lojtaret tane nuk kane hyre ende ne garen e kampionatit. Megjithate, kohe ka plot dhe eshte vetem takimi i pare, por na duhet te reagojme shpejt."

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla: "Perpara takimit, ne si staf ishim te kenaqur edhe me nje pike, por ashtu si rrodhi loja, duhej te merrnim me shume se barazimi. Nisur nga rastet, ne patem dy ideale dhe duhet te kishim shenuar. Mendoj se ky barazim do na vleje moralisht, pasi kemi shume pune perpara, per vete pozitat ku jemi."

FOTO NGA NDESHJA

REZULTATI  26/12/08

Kategoria Superiore - Java 17

             KF LUSHNJA - SHKUMBINI 1-1                 Shkumbini Peqin logotype

K.Arbri 77' / Nora 83'

Stadiumi: "Tofik Jashari", Shijak

FOTO NGA NDESHJA

rezultati  21/12/08

Kategoria Superiore - Java 16

KS Dinamo Tirana logotype                   DINAMO - KF LUSHNJA 1-0              

Diop 91'

DINAMO:

Kotorri, Sina, Pisha, Diop, Brahja, Ferraj (Petricevic 46'), Jusufi (Daja 85'), Plaku, Poci, Allmuca, Sefa  Trajner: Zllatko Dalic

LUSHNJA:

Spaho, P.Arbri, Hasalla, Xhafa, E.Cela (Ndoni 45'), Sekeri, Topi, G.Arbri, Korreshi (K.Arbri 40'), Sula, Sisoko (Dhima 78')  Trajner: Vasil Bici

GJYQTARE: S.Cekaj (Lac), A.Mali (Patos) - E.Pjetrushi (Lezhe)

KARTONE te VERDHE: Spaho, Sekseri, Topi

Stadiumi: "Selman Stermasi", Tirane

Zllatko Daliç, trajner i Dinamos: “Jam i kënaqur me tripikëshin që fituam, por të gjitha gjërat e tjera që ndodhën brenda fushe duhet t’i harrojmë sa më shpejt. Kemi luajtur shumë dobët, pa pasime dhe të nervozuar dhe sa më shpejt duhet ta harrojmë këtë sfidë. Unë personalisht e harrova tashmë. Problemi qëndron te ne, jo te kundërshtari.”

Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Mendoj që ne duhet të kishim fituar sot, pasi luajtëm më mirë se Dinamo. Ata sulmuan në mënyrë të lexueshme dhe me topa në drejtim të qendrës, ku ne i kishim marrë masat në prapavijë dhe me anë të kundërsulmit arritëm t’i zëmë në befasi. Kam rezervat e mia, duke e respektuar Çekaj si një nga gjyqtarët më të mirë shqiptar, por mendoj se ishte një 11-metërsh i saktë në favorin tonë. Nëse do të kishim kaluar në avantazh, loja do të na buzëqeshte ne dhe jo Dinamos.”

PAMJE NGA NDESHJA

 

rezultati  13/12/08

Kategoria Superiore - Java 15

                 KF LUSHNJA - BYLIS 1-1                

Hasalla 68' / Bakiu 40'

LUSHNJA:

Bejte, P.Arbri, Xhafa, E.Cela, Hasalla, G.Cela, Sekseri, Topi (Sisoko 46'), G.Arbri (Ndoni 87'), K.Arbri, Bubeqi (Korreshi 58')  Trajner: Vasil Bici

BYLIS:

Mirselovski, Driza, G.Muca, Kapaj, A.Muca, Nenaj, E.Dalipi (Novi 62'), Hodo, Neves (Kuci 75'), K.Dalipi, Bakiu  Trajner: Hysen Dedja

GJYQTARE: A.Janku (Tirane), A.Pregja (Tirane) - A.Mali (Patos)

KARTONE te VERDHE: E.Cela, K.Arbri, Bubeqi / Driza, Neves, K.Dalipi, Novi

Stadiumi: Fusha Sportive, Peqin

Vasil Bici, trajner i Lushnjës:
“Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë sot dhe dominuam mbi kundërshtarin për 90 minuta në të gjitha drejtimet. Ekipi shfaqi sërish probleme në finalizimin e aksioneve, që ishin të shumta. Në një aksion të vetëm të Bylisit u ndëshkuam, por djemtë nuk u vunë poshtë dhe insistuan, duke bërë presion dhe duke barazuar. Nuk dua ta komentoj gjykimin, pasi ka instanca të tjera që merren me atë punë. Por neve na del për detyrë të korrigjojmë gabimet tona, si dhe të arrijmë të finalizojmë. Bylisi e arriti synimin për të mbetur në një largësi të njëjtë me ne në klasifikim.”

Hysen Dedja, trajner i Bylisit:
“Ditëm të menaxhojmë një ndeshje në të cilën kundërshtari na vuri nën presion dhe ne shfrytëzuam aksionin e Bakiut, por sërish nuk mundëm t’ia dalim, pasi na barazuan. Kjo pikë e marrë sot na mban në distancë nga Lushnja. Tani duhet të shohim ndeshjen për kupën, si dhe takimin e radhës së kampionatit me Vllazninë, ku një tripikësh do të na hedhë në mesin e artë të tabelës.”

rezultati  06/12/08

Kategoria Superiore - Java 14

           FLAMURTARI - KF LUSHNJA 2-0            

Galica 27', Caushaj 76'

FLAMURTARI:

Mocka, Malaj (Zeqiri 65'), Beqiri, Veliu, Begaj, Arifaj, Guna, Alvizh, Strati (Guga 46'), Galica (Shehaj 73'), Caushaj  Trajner: Edmond Licaj

LUSHNJA:

Bejte, Hasalla, Xhafa, Ndoni, P.Arbri, G.Cela, Topi, Bokotola (Korreshi 31'), Sekseri, Bubeqi, K.Arbri (Sisoko 52')  Trajner: Vasil Bici

GJYQTARE: E.Peza (Tirane), E.Miho - F.Elezi (Durres)

Stadiumi: "Flamurtari", Vlore

Petraq Bifsha, zëvendëstrajner i Flamurtarit:
“Jam i kënaqur me fitoren, në një ndeshje të vështirë, kjo edhe për kushtet mjaft të rënduara të terrenit. Kemi marrë tri pikë, që do të na shërbejnë shumë, ndërsa pas rikthimit të lojtarëve të dëmtuar, do të kemi më shumë mundësi për të ndërtuar një formacion edhe më të mirë. Megjithatë, jemi të kënqur me tri pikët dhe kjo pa dyshim vlen, ndërsa do ta quaja fitoren më të vështirë të Flamurtarit deri në këto momente kur kemi marrë drejtimin e ekipit.”

Vasil Bici, trajner i Lushnjës:
“Kishim ardhur me synimin për të marrë diçka, por në fund duhet të pranojmë rezultatin. Mendoj se si u zhvillua takimi, mund të kishim marrë më shumë. Loja u zhvillua e hapur dhe me raste nga të dy ekipet. Kemi gabuar edhe në rastin e fundit, ndërsa edhe të dy anësorët kanë gabuar, kjo në fundin e pjesës së parë, kur topi ka hyrë dukshëm në portë, por edhe për golin e parë të Flamurtarit kam pretendimet e mia. I uroj gjithsesi suksese Flamurtarit.”

REZULTATI  29/11/08

Kategoria Superiore - Java 13

           KF LUSHNJA - APOLONIA 3-1               

G.Arbri 12', Bubeqi 53', Sisoko 80' / Sreckovic 23'

LUSHNJA:

Bejte, Hasalla, E.Cela, Xhafa, P.Arbri (Bakiasi 85'), G.Cela (Ndoni 65'), Topi, Sekseri, G.Arbri, K.Arbri (Sisoko 70'), Bubeqi  Trajner: Vasil Bici

APOLONIA:

Dine, Sreckovic (Skenderaj 68'), Shoshi (Elmazaj 28'), Mirceta, Kelmendi, Asllani, Gega, Da Silva (Cercizaj 52'), Meto, Dhrami, Junior  Trajner: Esad Karishik

GJYQTARE: T.Latifi (Gjirokaster), P.Goxha - R.Zhuli

KARTONE te VERDHE: G.Cela, G.Arbri, Sisoko / Gega

KARTONE te KUQ: Junior

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Vasil Bici, trajner i Lushnjës: "Beme detyren, duke fituar. Nese kete do ta kishim bere edhe ne ndeshjet e kaluara, do ishim me lart ne klasifikim. Ishte nje ndeshje mjaft e forte, por ne e dominuam lojen qe nga minuta e pare gjer tek e fundit. Mund te them se edhe goli qe pesuam ishte aksidental. Shperdoruam mjaft raste, sidomos ne pjesen e pare dhe mund ta kishim thelluar rezultatin. Me pelqeu grinta e skuadres per te cilen ka shume nevoj futbolli. Fituam me nje nivel te mire, por rezultati mund te ishte edhe me i thelle."

rezultati  23/11/08

Kategoria Superiore - Java 12

Partizani Tirane logotype                 PARTIZANI - KF LUSHNJA 0-0           

PARTIZANI:

Shehi, Hallaci, Karabeci, Capa (Mallota 46'), Tafaj, Pinari, Karapici (Ahmetaj 67'), Babamusta, Ngjela (Perlleshi 70'), Bakaj, Gjyla  Trajner: Shpetim Duro

LUSHNJA:

Bejte, Hasalla, Xhafa, Ndoni, P.Arbri, Bokotola, Sekseri (Topi 52'), G.Cela, G.Arbri, Bubeqi (Sisoko 69'), K.Arbri (Korreshi 78')  Trajner: Vasil Bici

GJYQTARE: K.Meta (Tirane), G.Qirici - D.Agaraj (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Bakaj, Gjyla, Mallota / Bokotola, P.Arbri

Stadiumi: "Selman Stermasi", Tirane

Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Është një fillim shprese i fazës së dytë, pasi një pikë në transfertë është i lakmueshëm. Pavarësisht nga mënyra se si u zhvillua loja, edhe mund të ndëshkoheshim, por edhe mund të shënonim. Dua të theksoj se po vuajmë finalizimin e aksioneve, pasi po nuk shënove gol, nuk mund të fitosh. Duke mos finalizuar rastet e pastra që patëm për shënim, qëndruam me ankth deri në fund të takimit. Kjo që morëm sot është pikë shprese dhe na mban në garë për të mos rënë nga kategoria.”

TIFOZET LUSHNJAR GJATE NDESHJES

rezultati  15/11/08

Kategoria Superiore - Java 11

KF Tirana logotype                KF TIRANA - KF LUSHNJA 1-0             

Ndoni 15' (aut)

TIRANA:

Nallbani, Lila, Abraham, Kcira, Osmani, Pezo, Devolli, Agolli, Muzaka (Dabulla 89'), Muka (Lilaj 47'), Memelli (Xhafaj 80')  Trajner: Blazhe Slishkovic

LUSHNJA:

Bejte, P.Arbri, Ndoni, E.Cela, Hasalla, G.Arbri (Sisoko 60'), Topi, G.Cela, Bokotola, Sekseri (Elezi 76'), Bubeqi  Trajner: Vasil Bici

GJYQTARE: S.Cekaj (Lac), A.Molla (Lac) - E.Pjetrushi (Lezhe)

KARTONE te VERDHE: Lila, Kcira, Lilaj / P.Arbri, G.Cela, E.Cela, Hasalla

KARTONE te KUQ: Kcira

Stadiumi: "Selman Stermasi", Tirane

Blazhe Slishkoviç, trajner i Tiranës: “Kemi vuajtur deri në fund për të arritur të rezultati 1-0. Kur luan gjatë 70 minutave më një lojtar më pak, është normale që të vuash, por duhet theksuar se kemi pasur disa raste të tjera për ta dyfishuar rezultatin, por nuk dimë ta shtyjmë topin në rrjetë, problem i konstatuar në vazhdimësi. Lushnja ka luajtur shumë mirë, e motivuar për ta barazuar rezultatin, çka ka bërë që ne të vuanim deri në fund.”

Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Në këtë takim Lushnjës i mungoi vetëm goli. Ne luajtëm shumë mirë, krijuam rastet tona, por nuk arritëm të shkonim te goli. Luajtëm si të barabartë me Tiranën dhe për nga mënyra se si u luajt loja, duhej të merrnim tri pikë. Jam optimist, sepse kemi luajtur shumë më mirë se një javë më parë, por duhet të theksuar se kemi shumë për të bërë.”

 

rezultati  08/11/08

Kategoria Superiore - Java 10

             KF LUSHNJA - VLLAZNIA  1-4                 Vllaznia Shkodar logotype

G.Cela 92'(p) / Beqiri 11', Bashic 27', Dhembi 31', Lici 49'(p)

LUSHNJA:

Spaho (Bejte 37'), Xhafa, Hasalla, E.Cela, P.Arbri, Korreshi (Elezi 57'), Sekseri, G.Cela, Bokotola, G.Arbri (Canka 39'), Bubeqi  Trajner: Vasil Bici

VLLAZNIA:

Grima, Lici, Osja, Bashic, Beqiri, Belisha (Rraboshta 78'), Sinani (Hoti 46'), Boadu, Nallbani (Bala 82), Dhembi, Doci  Trajner: Agim Canaj

GJYQTARE: A.Taullau (Tirane), A.Prengja - D.Agaraj (Tirane)

KARTONE te VERDHE: Xhafa / Lici, Belisha, Dhembi

KARTONE te KUQ: Doci

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Ishte një turp i madh. Kam shumë karrierë sportive si trajner dhe nuk më ka ndodhur që skuadra ime të shkërrmoqet si Lushnja sot. Futbollistët duhet të mbajnë përgjegjësi maksimalisht mbi vlerat që treguan në fushë. Nëse janë vlerat reale të futbolllit të Lushnjës, këto duhen parë teknikisht, por mendoj se ka 2 tablo, duke e krahasuar me ndeshjen e Teutës. Ishte tjetër Lushnjë sot dhe tjetër me Teutën. Dua të them se ndoshta dhe një e keqe po e bren nga brenda ekipin e Lushnjës. Për rezultate të tjera, duhet të marrim lojtarët e rinj. Dhe mund të operoj që javën tjetër ndaj futbollistëve që nuk kanë përgjegjësi për përfaqësimin e fanellës së një qyteti që e do futbollin. Unë them që nuk duhet parë në aspekt teknik kjo ndeshje, pasi Vllaznia do të ishte e kënaqur edhe me fitoren 1 0, pa mohuar vlerat e saj, që dua ta përgëzoj. Duhet parë në plane të tjera kjo humbje, pasi kam dyshimet e mia.”

Të veçanta:

- Presidentët Ergi Duçellari dhe Valter Fushaj kanë qenë në tribunën VIP së bashku me kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Sanxhaku.
- Të pranishëm ishin në këtë takim dhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze dhe trajneri Mirel Josa.
- Eshtë rishfaqur sulmuesi Sisoko i Lushnjes pas një mungese dymujore, por nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje.

rezultati 02/11/08

Kategoria Superiore - Java 9

               KF LUSHNJA - KS TEUTA 1-1                KS Teuta Durres logotype

Bubeqi 8' / Hysa 58'

LUSHNJA:

Spaho (Bejte 48'), Xhafa, Hasalla, E.Cela, P.Arbri (Dhima 36'), Sekseri, Bokotola, Korreshi, G.Cela, G.Arbri (Elezi 66'), Bubeqi  Trajner: Vasil Bici

TEUTA:

Vashaku, Ndreka, Dushku, Jakupi, Imeraj (Ahmeti 17'), Gjondeda (Qorri 80'), Mucollari, Dosti, Vila, Hysa, Mile (Dyrmishi 62')  Trajner: Sulejman Starova

GJYQTARE: K.Meta (Tirane), D.Rexha (Tirane) - E.Bicaku (Tirane)

KARTONE te VERDHE: G.Cela, Xhafa / Jakupi, Ahmeti

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Vasil Bici, trajner i Lushnjës: “Bëmë një lojë të pëlqyeshme. Skuadra bëri një lojë më voluminoze sesa kundërshtari dhe ishte e karikuar, sidomos në pjesën e parë, ku dhe dyfishuam rezultatin dhe mund edhe të kishim trefishuar rezultatin, duke e mbyllur lojën që në pjesën e parë. Vendimi i anësorit e la të hapur lojën. Duhet thënë se ishim më pranë fitores dhe meritonim më shumë. Nuk jam i mërzitur për barazimin. Edhe po të humbisnim, do t’i kërkoja skuadrës të luante si në pjesën e parë, sepse rezultatet do të vijnë. Futbolli kështu është, edhe ndëshkohesh, por duhet të ketë edhe pak drejtësi në gjykim.”

Sulejman Starova, trajner i Teutës: “Me thënë të drejtën, nuk jam i kënaqur nga skuadra në pjesën e parë. I porosita në pushim të ndeshjes të luanin me shpirt sakrifice si Lushnja me grintë. Kështu ndodhi, pasi rrezikonim të humbisnim. Lushnja luajti shumë herë më mirë se ne, me shpirt. Luajtëm dobët në mbrojtje, aty ku ka qenë dhe pika jonë më e fortë. Reaguam në pjesën e dytë, por kjo nuk na mjaftoi të fitonim lojën.”

Të veçanta:

- Ramadan Baballëku ka qenë përkrah Bicit në stolin lushnjar. Edhe për të ishte debutim në pozicionin e ndihmëstrajnerit të Lushnjës. - Ndeshjen Lushnja-Teuta e kanë ndjekur edhe disa futbollistë të ekipit të Shkumbinit, me në krye trajnerin Gugash Magani.
- Fatjon Sefa ka qenë për të ndjekur ekipin e qytetit të tij në tribunën e stadiumit.
- Ibrahim Bejte, portieri i ri lushnjar, ka luajtur ndeshjen e parë në superligë.

rezultati  25/10/08

Kategoria Superiore - Java 8

    KF Elbasani logotype           KF ELBASANI - KF LUSHNJA  2-0           

Hyshmeri 43', Kacollja 84'

ELBASANI:

Osmani, Mehmetaj, Kacollja, Vrapi, Bakalli, Merxha (Gava 90'), Thana, Ahmataj, Hyshmeri (Kaculi 90'), Abazaj, F.Xhafa (Bejzade 74')  Trajner: Mirel Josa

LUSHNJA:

Spaho, E.Xhafa, Hasalla, Ndoni, E.Cela, Bokotola, Sekseri (Elezi 61'), G.Arbri, G.Cela (Korreshi 52'), Bubeqi, K.Arbri (Canka 61')  Trajner: Sajmir Malko

GJYQTARE: S. Jareci (Tirane), A. Mali (Patos) - A. Lamce (Patos)

KAROTNE te VERDHE: G.Cela

Stadiumi: "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan

Malko “kryqëzohet” për humbjen, gati zëvendësimi

Trajneri Sajmir Malko me shumë mundësi nuk do të jetë më trajner i Lushnjës. Kjo bëhet e ditur nga zëra pranë kryetarit të bashkisë, por edhe nga të afërm të Malkos, që shprehen se ai ka dhënë dorëheqjen. Dhe menjëherë kanë filluar emrat e parë të lakohen për zëvendësimin e tij. Kështu, Vasil Bici dhe Sulejman Demollari janë dy kandidatët e parë për stolin lushnjar, por ende të pakonfirmuar. Më saktë do të mësohen ditën e hënë, kur Sanxhaku ka deklaruar se do të ketë një analizë.

rezultati  19/10/08

Kategoria Superiore - Java 7

               KF LUSHNJA - BESA  0-1                   KS Besa Kavaje logotype

Leci 83'

LUSHNJA:

Spaho, Dhima, Xhafa, E.Cela, P.Arbri, Hasalla (Elezi 86'), Sekseri, Bokotola (G.Arbri 66'), G.Cela, Bubeqi, K.Arbri  Trajner: Sajmir Malko

BESA:

Zendeli, Ishka, Hoxha, Leci, Mancaku, Sakaj, Progni, Kuli (Cikalleshi 80'), Xhafa, Haliti (Veliaj 67'), Abialiaj (Tetova 46')  Trajner: Ilir Daja

GJYQTARE: E. Dobi (Durres), F. Elezi (Durres) - D. Agaraj (Tirane)

KARTONE te VERDHE: P.Arbri / Kuli, Leci, Progni

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Sherr mes tifozeve ne fund te ndeshjes

Goli i kavajasve ne fund te pjeses se dyte ka sjelle acarimin e tifozeve vendas, ne ndeshjen Lushnja - Besa. Tifozet lushnjare kane gjetur nje menyre te vecante per te shprehur zhgenjimin e humbjes me Besen, duke krijuar nje konflikt te panevojshem me tifozet kundershtare, te pranishem ne shkallet e stadiumit. Ne kete moment eshte dashur nderhyrja e policise per te vene qetesi. Konflikti kaloi ne konfrontime mes tifozeve, ndaj eshte zgjidhur me nderhyrjen e policise, qe ka shtuar radhet dhe ka shoqeruar disa persona ne Komisariatin e Lushnjes . Pas disa minutave, gjendja ne stadium eshte qetesuar. Pas ndeshjes tifozet vendas kane kontestuar ekipin e tyre.

rezultati  4/10/08

Kategoria Superiore - Java 6

Shkumbini Peqin logotype            SHKUMBINI - KF LUSHNJA  1-2          

Turdiu 17'(pen) / Bubeqi 44', G.Cela 75'(pen)

SHKUMBINI:

Llani, Pashja, Shameti, Gallo, Grami, Turdiu, Byzhyti (Gerxho 73'), Shenaj, Delijovski (Dervishi 30'), Nora, Rizvanolli  Trajner: Gugash Magani

LUSHNJA:

Spaho, E.Cela, Xhafa, Hasalla, P.Arbri (Dhima 66'), G.Cela, G.Arbri (Topi 70'), Korreshi (Sekseri 32'), Bokotola, Bubeqi, K.Arbri  Trajner: Sajmir Malko

KARTONE te VERDHE: Pashja, Nora / Spaho, E.Cela, K.Arbri

KARTONE te KUQ: Turdiu

GJYQTARE: B. Pashaj (Tirane), S. Lamcja (Tirane) - D. Agarai (Tirane)

Stadiumi: Fusha Sportive, Peqin

Golat:

17' Shenaj hyn ne zone ne momentin qe do godiste nderhyn E.Cela ne menyre te parregullt dhe kryesori akordon 11-metersh. Turdiu perballe Spahos nuk gabon dhe 1-0.

44' G.Arbri provon te gjuaje nga larg topi bie mbi shpinen e Bubeqit, i cili u mendua per pozicion jashte loje. Sulmuesi i gjendur vetem me Llanin godet dhe 1-1.

75' Topi, brenda zones ne te majte, driblon Pashjen, i cili nderhyn dhe gjyqtari akordon 11-metersh. E merr persiper G.Cela dhe 1-2.

rezultati  27/09/08

Kategoria Superiore - Java 5

           KF LUSHNJA - KS DINAMO  1-2             KS Dinamo Tirana logotype

Bokotola 75' / Jusufi 8', Plaku 85'

LUSHNJA:

Spaho, Hasalla, Dhima, Ndoni (Canka 85'), P.Arbri, Bakiasi (Bokotola 46'), Cela, Sekseri, Korreshi, Bubeqi, K.Arbri (Xhafa 77')  Trajner: Sajmir Malko

DINAMO:

Kotorri, Sina, Nikolic (Brahja 48'), Pisha, Ferraj (Capja 55'), Jusufi (Halilovic 64'), Poci, Allmuca, Granic, Petricevic, Plaku  Trajner: Zllatko Dalic

GJYQTARE: E. Peza (Tirane), G. Maloku (Tirane) - A. Lamce (Patos)

KARTONE te VERDHE: Bubeqi / Granic, Nikolic, Plaku

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Sajmir Malko, trajner i Lushnjes: Mbrojtesit luajne si 'kavaliere'

"Dua te them se ekipi luajti nje pjese te pare te dobet, dhe nje reagim mjaft i mire ne pjesen e dyte. Jam i pakenaqur se futbollistet e mbrojtjes luajne si 'kavaliere' dhe ne pesojme shume kollaj gola. Do te ndalemi te shohim gabimet per t'i permiresuar, pasi kampionati eshte i gjate. Lushnja po prodhon loje dhe mendoj se edhe rezultatet nuk do vonojne."

Zllatko Dalic, trajner i Dinamos: Nje ndeshje e veshtire

"Kemi shenuar shume shpejt dhe kemi rujtur avantazhin. Kjo edhe gjate pjeses se dyte kur kundershtari pati mjaft raste dhe paer kete dua t'i pergezoj per lojen e bukur lushnjaret. Gjithsesi, mund te them se edhe fati ishte me ne dhe jo me Lushnjen. Futbolli i ka dhe keto raste."

Te Vecantat e Sfides:

- Ne tribunen VIP te stadiumit "Roza Haxhiu" ishin prezent te dy presidentet, Sanxhaku dhe Sulaj. Nderkohe qe i pranishem ishte dhe presidenti i FSHF-se, Armand Duka. Ne pjesen e dyte te takimit, presidenti Sanxhaku nuk ishte me ne tribunen VIP, por ne stolin lushnjar.

- Sekretari i klubit te futbollit te Peqinit, Astrit Isai, ishte ne takim se bashku me nje grup futbollistesh te Shkumbinit me ne krye lushnjarin Byzhyti dhe Pashjen, qe ndoqen nga afer takimin e kundershtarit te radhes, Lushnjes.

rezultati 21/09/08

Kategoria Superiore - Java 4

                  BYLIS - KF LUSHNJA  1-0             

Bakiu 56'

BYLIS:

Egbo, Kapaj, Driza, A.Muca, Neves (Kule 50'), Hodo, E.Dalipi, Kuci (Ujkani 72'), Bakiu, Chabore (Besha 67'), K.Dalipi  Trajner: Dashnor Dume

LUSHNJA:

Spaho, Hasalla, Dhima, Ndoni (K.Arbri 83'), P.Arbri, G.Cela, Bokotola (Bubeqi 46'), G.Arbri, Sekseri, E.Cela (Bakiasi 46'), Sisoko  Trajner: Sajmir Malko

Kartone te Verdhe: Kuci, Ujkani / E.Cela, G.Arbri (2)

Kartone te Kuq: Kapaj / Sisoko, G.Arbri

Gjyqtare: K. Meta (Tirane), E. Doda (Tirane) - A. Pregja (Tirane)

Stadiumi: "Adush Muca", Ballsh

rezultati  13/09/08

Kategoria Superiore - Java 3

           KF LUSHNJA - FLAMURTARI  2-1           

Sisoko 11', Sekseri 79' / Shehaj 82'

LUSHNJA:

Spaho, Hasalla, Bufasi (Dhima 30'), Ndoni, P.Arbri, E.Cela, G.Arbri, Sekseri, G.Cela, Sisoko (Bokotola 58'), Bubeqi (K.Arbri 85')  Trajner: Sajmir Malko

FLAMURTARI:

Mocka, Beqiri (Galica 56'), Panic, Kon, Arifaj (Malaj 86'), Caushaj, Zeqiri, Kuqi, Pema, Brajkovic (Veliu 73'), Shehaj  Trajner: Slavko Kovacic

GJYQTARE: T. Latifi (Gjirokaster), A. Mali (Patos) - A. Lamce (Patos)

KARTONE te VERDHE: E. Cela / Shehaj, Arifaj

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Golat:

11' Aksion model i Lushnjes qe nis me veprimet e bukura te Gentian Celes nga e djathta. Asist per Bubeqin ne zone, qe menjehere leshon paralelisht per Sisokon. Me nje mbrojtje te care dhe Mocken te ngrire, senegalezi shtyn topin ne rrjete.

79' Bokotola shfrytezon hapesiren nga e djathta. Inkurson metra te tera bashke me topin deri ne vijen fundore. Pasi ngre koken 'peshkon' ne qender Sekserin. Mesfushori i Lushnjes ka shenjestruar ne te djathte te Mockes nga fare afer duke dyfishuar.

82' Pas nje aksioni te furishem te Flamurtarit ne epersi numerike (Sekseri dhe G.Arbri ishin jashte fushe duke u mjekuar per carje ne koke), Shehaj ka dale i vetem me Spahon. Goditje rrafsh me token ne te djathte te portierit lushnjar, qe shoqeron topin me sy per ne rrjete.

Sisoko, sulmuesi i Lushnjes: Fitorja, dedikim tifozerise

"Kjo ndeshje tregoi qarte se ne kemi mundesi qe te japim me shume ne fushen e lojes e te arrijme rezultate edhe me te mira e ta cojme Lushnjen ne vendet qe e meriton ne Superiore. Kemi zhvilluar nje ndeshje shume here me te mire se ajo e para dhe them qe fitoren e merituam plotesisht. Kjo fitore i perket tifozerise se qytetit tone, e cila me duhet ta them qe eshte me e vecanta nga te gjitha ekipet qe une jam aktivizuar edhe i them qe do te vazhdojme te ecim me kete ritem edhe ne ndeshjet qe do te vijojne."

REZULTATI  31/08/08

Kategoria Superiore - Java 2

             APOLONIA - KF LUSHNJA 2 - 0          

Asllani 13', Dhrami 68'

APOLONIA:

Dine, Spaho, Shoshi, Bedini, Sreckovic, Haxhibulic, Meto, Da Silva (Skenderaj 29'), Mirceta, Berkic (Dhrami 63'), Asllani (Guri 56')  Trajner: Gerti Haxhiu

LUSHNJA:

Spaho, Dhima (Topi 46'), Xhafa, Ndoni, E.Cela, G.Cela (P.Arbri 46'), G.Arbri, Sekseri, Korreshi, Bokotola (Bubeqi 53'), Sisoko  Trajner: Sajmir Malko

KARTONE te VERDHE: Bedini, Shoshi, Berkic / G.Arbri, P.Arbri, Sisoko

GJYQTARE: E. Dobi (Durres), E. Miho (Durres) - F. Elezi (Durres)

STADIUMI: "Loni Papuciu", Fier

rezultati  24/08/08

Kategoria Superiore - Java 1

             KF LUSHNJA - PARTIZANI  0 - 1              Partizani Tirane logotype

Karapici 63'

LUSHNJA:

Spaho, Xhafa, Dhima (Elezi 70'), E.Cela, Ndoni, Hasalla, G.Cela, Sekseri (Dervishi 59'), G.Arbri, P.Arbri, Bubeqi (Bespalla 58')  Trajner: Sajmir Malko

PARTIZANI:

Shehi, Tafaj (Mallota 80'), Pinari, Shala, Hallaci, Capo, Karapici, Babamusta, Gjyla (Kalari 60'), Karabeci (Perlleshi 55'), Ngjela  Trajner: Hasan Lika

KARTONE te VERDHE: E. Cela / Shala, Gjyla 

GJYQTARE: L. Jemini (Tirane), F. Elezi - D. Salaj

Shikues: 5000

Stadiumi: "ROZA HAXHIU", LUSHNJE

Sajmir Malko, trajneri i Lushnjes: Nuk e meritonim humbjen

"Nuk e meritonim humbjen, pasi kemi zhvilluar nje ndeshje shume te mire sidomos ne pjesen e pare. Kam dyshim per rastin e P. Arbrit per nje penallti, megjithate duhet ta shoh edhe nje here. Jam i kenaqur me dy repartet ate te mbrojtjes dhe te mesfushes, por jo me ate te sulmit, qe nuk ishte ne nje dite te mire. I kishim te gjitha mundesite per nje fitore, por ja qe nuk e arritem. Rezultati nuk ju pergjigj aspak lojes qe zhvilluam."

Hasan Lika, trajneri i Partizanit: Me kenaq vetem fitorja dhe kaq

"Me kane gezuar vetem tri piket e marra, qe jane mjaft te rendesishme, duke pare momentin qe ne po kalojme. Nderkohe qe nuk me ka kenaqur loja e ekipit, sidomos ne pjesen e pare. Ne te dyten ishim disi me mire, por mendoj se ekipi ka nevoj urgjente per perforcime."

Te Vecantat e Sfides:

- Topin e pare te takimit e shkelmoi ish-futbollisti lushnjar, Perparim Veliu, se bashku me Gabriel Banon, djalin 7-vjecar  te Artan Banos, i cili ishte i pranishem ne tribunen e stadiumit.

- Fjalen e rastit e mbajti kryebashkiaku i Lushnjes, Albert Sanxhaku, njekohesisht edhe presidenti i klubit, i cili uroj ekipet per nje loje "fair play", si dhe suksese gjate ketij sezoni ne superiore.

- Ne tribunen VIP te stadiumit "Roza Haxhiu" ishin te pranishem futbollisti i Partizanit, Elis Bakaj, qe ishte i demtuar, por dhe lushnjari Xhuljano Rrudho, i cili pritet te bashkohet me ekipin e kuq.

- Nje portret i madh i futbollistit Roza Haxhiu valevitej ne muret e tribunes qendrore te stadiumit, nderkohe qe pjesa e brendeshme te ngjante me nje ekspozite fotografish. Ne faqet e mureve ishin varur fotografi te ekipeve te Traktorit te dikurshem e te futbollisteve me emer si Kristaq Gogoni, Pirro Gjeci, Mim Xhoxhi, Artan Bano, Sami Shefa e shume te tjere, te cilet habiten stafin e Partizanit e sollen kureshtjen e tyre per ti pare te gjitha.

NDESHJE MIQESORE  14/08/08

BESA - LUSHNJA  1 - 1

Mancaku (p) / G. Cela (p)

STADIUMI "BESA", KAVAJE

FORMACIONI: Spaho (Bejte 46'), E.Cela (E.Korreshi 46'), Xhafa (H.Korreshi 85'), Bufasi (Sulo 74'), Ndoni, Hasalla (Bakiasi 51'), G.Arbri (G.Dervishi 68'), Sekseri (Topi 60'), G.Cela (E.Dervishi 75'), P.Arbri (Canka 75'), Bubeqi (Bespalla 70')

Merkato

BLERJE  -       Emiljano Cela (Laci) - mbrojtes

                     Isidor Sekseri (Skrapari) - mesfushor

                     Laert Ndoni (Shkumbini) - mbrojtes

                     Justin Bespalla (Erzeni) - sulmues

                     Xhibril Sisoko (Bylis) - sulmues

                     Ricard Bokotola (Elbasani) - mesfushor

                     Klodian Arbri ( i lire ) - sulmues

SHITJE  -        Rajmond Shala (Partizani) - mbrojtes

                     Fation Sefa (Dinamo) - sulmues

                     Ledion Taullau (Dajti) - mesfushor

                     Saimir Xhagalliu (Laci) - mefushor

Play-off

       KASTRIOTI KRUJE - KS LUSHNJA 0 - 0     

( Bubeqi humbet penallti ne 71', pret portieri )

PENALLTIT: 2 - 4

Osuji (jo)                                      Xhafa (po)

 Braho (jo)                                     Canka (po) 

Brahja (po)                                    Bubeqi (po)

 Gallo (po)                                      G.Arbri (po)